Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se amerikanët kërkuan që të mbahet takimi me 27 qershor në Washington, pavarësisht publikimit të akuzave për presidentin Hashim Thaçi.
Megjithatë,Hoti vendosi të mos shkojë në SHBA për të mbajtur takimin e planifikuar.
“Ne vlerësuam se delegacioni u përgjysmua dhe vendosëm ashtu. Ne e kuptuam vetëm pasi zbritëm në Vjenë. Ishte befasi por është çështje e drejtësisë”, është shprehur Hoti në emisionin “Pressing” në T7.
Më tej, ai tha se amerikanët kërkuan që takimi të mbahej, megjithatë e mirëkuptuan situatën.
“Ndodhi ajo që ndodhi, derisa delegacioni u përgjysmua vendosëm se është më mirë të shtyhet për një herë tjetër. Biseduam me ambasadorin Grenell dhe ata kërkuan që takimi të mbahet pavarësisht çka ndodhi. Por, pas diskutimeve dhe vlerësimeve të situatës që kam bërë, unë kam kërkuar që të shtyhet takimi dhe ata kanë mirëkuptuar”, ka thënë Hoti.
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini
Meta mbyll Messenger.com, përdoruesit drejt Facebook Message...
PD vendos protestën e radhës më 28 shkurt, Berisha kërkon mo...