Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi që Qeveria e Kosovës mbajti takim me kryetarët e komunave.
”Shpenzimet kapitale të nivelit qendror janë në nivelin më të ulët historikisht prej 9%. Ndërkaq, sot në Pejë, Qeveria u kërkon Kryetarëve të Komunave Qeveria t’u bëjnë presion kompanive që të kryejnë punët në terren për projekte që janë të komunave”, ka shkruar Hoti në facebook.
Hoti ka thënë se Qeveria e Kosovës përveç se nuk po i zbaton projektet kapitale që i ka në plan, ka penguar komunat në dy mënyra.
Sipas tij, pengesa e parë që u ka bërë qeveria komunave është pritja e gjatë për bartje dhe ridestinim të mjeteve vetanake, ndërsa e dytë është bllokimi shumë i gjatë Organin Shqyrtues të Prokurimit. /arbresh.info/
“Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...