Nga sot ka filluar bizneset të cilat kanë pësuar humbje nga pandemia Covid-19, do të ndihmohen nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike i Qeverisë së Kosovës.
Vendimi për përfitimin e 60 milion eurove do ka hyrë që nga sot. Kështu u shpreh Kryeministri Hoti në një konferencë për medie.
“Ka fillu zbatimi i vendimit të Qeverisë i datës 28 shtator 2020 me të cilin parashihet mbështetje direket për sektorin privat nga programi i rimëkëmbjes ekonomike. Masat që janë parapa në këtë vendim janë në bashkëpunim me bizneset. Është mëndu që të hyjmë direkt në ndihmë bizneseve që janë dëmtu nga Pandemia”, tha Hoti.
Hoti po ashtu ka treguar numrin e bizneseve që do të përfitojnë nga kjo pako.
“Vendimi ka qenë që siguron gjithë përfshirje të bizneseve në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike. Komisioni ka nxjerrë listën finale prej 36 mijë 679 biznese që janë kualifikuar për të qenë pjesë e kësaj pako, bazuar në deklarimet e ATK, këto biznese do të përfitojnë 60 milionë euro”, tha Hoti.
Po ashtu ai tha se firmat deri me 10 punëtor përfitojnë 45% të shumës.
“Firmat deri në 10 punëtor përfitojnë 45.5% të shumës totale 60 milion”, tha Hoti./arbresh.info/
Zyret e reja të Ministrisë së Bujqësisë në veri, Kurti: Po e...
Gerrard: Guehi dhe Semenyo duhej të ishin te Liverpooli
Hamza: Rexhep Qosja ishte institucion i mendimit kritik dhe ...
MINT publikon çmimet e derivateve, nafta 1.66 euro, benzina ...
Policia e Kosovës njofton për masa të veçanta të trafikut gj...
Del detaji i papritur, zbulohet pagesa e Ilir Shaqirit për p...