Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Milan Brglez, ka pritur sonte në Lublanë kryetarët e Parlamenteve të shteteve të Evropës Juglindore, ndërsa shteti slloven e ka nderuar kryeparlamentarin kosovar Kadri Veseli duke e ulur atë në qendër të takimit, pranë homologut të tij slloven.
Sipas pamjeve të takimit, pjesë e tij është edhe kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviq, ndërsa shihet e ulir përball kryeparlamentarit Veseli.
I pari i legjislativit kosovar ka bërë të ditur nëpërmjet një statusi në Facebook se gjatë qëndrimit në Slloveni do të marr pjesë në sesionin e pestë të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP PA).
“Bashkë me homologë dhe deputetë të shteteve të Evropës Juglindore, u takuam sonte në Lublanë, ndërsa nesër do të mbajmë sesionin e pestë të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP PA).
Gjatë punimeve të SEECP do të paraqes të arriturat e Kosovës dhe progresin e shënuar nga legjislativi në rrugën drejt integrimeve evropiane. Kosova do të kryesojë SEECP në periudhën 2019/2020”, ka shkruar kryeparlamentari Veseli në faqen e tij në Facebook. Ndryshe, pjesë e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në SEECP janë edhe deputetë të partive politike parlamentare nga pozita dhe opozita.
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV