“Veprimet e njëanshme, sa i përket statusit të krahinës serbe, e komplikojnë procesin e pajtimit dhe dialogun e vërtetë. Rrjedhimisht, ato pengojnë një jetë të qetë dhe të begattë për të gjithë qytetarët në Kosovë”, ka thënë Hofer për gazetën beogradase Kurir, transmeton rel.
Hofer po ashtu ka thënë se Marrëveshja e Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje në vitet 1990, konfirmon legjitimitetin e Republikës Sërpska.
Hofer, ekstremist i djathtë, ka humbur me një diferencë të vogël votash balotazhin presidencial më 22 maj.
Ai ka kundërshtuar fuqishëm migracionin dhe multikulturalizmin.
Zyrtarë evropianë kanë thënë se “Evropa frymon lirshëm” pas humbjes së tij.
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...