Një qytetar është dënuar me 300 euro gjobë nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjilanit, pasi i njëjti dyshohet se ka hedhur shishe të qelqit nga vetura, duke shkaktuar rrezik për veturat tjera në komunikacion.
Sipas njoftimit të Policisë rajonale në Gjilan, kjo gjobë ka ardhur pas një video- incizimi që është dërguar në emailin e policisë, ku shihet personi në fjalë duke hedhur shishen.
“Në një video incizim të dërguar në E-mail adresën zyrtare pasagjeri i cili ndodhet në automjet shihet duke hedhur nga dritarja e automjetit një shishe qelqi në rrugë, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro”, bënë të ditur policia./Arbresh.info/
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan