Ministri i FSK-së, Haki Demolli dhe Komandaniti i FSK-së gjenerallejtënant, Rrahman Rama priten në një takim komandantin e komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges.
Pas takimit në një konferencë për media, Hodges, duke e uruar popullin e Kosovës për përvjetorin e tetë të pavarësisë, tha se e ka parë planin e transformimit të FSK-së në ushtri, i cili, po ashtu, tha se është i impresionuar me atë plan por që sipas tij duhet të ketë transparencë në këtë proces dhe bashkëpunim me fqinjët.
Ndërsa, gjenerallejtënant Rama tregoi se çka është diskutuar në takim duke thënë se FSK është e gatshme të shndërrohet në ushtri të shtetit.
“Do të bashkëpunojmë që të gjitha ofertat bashkëpunuese ti avancojmë. Ne njoftuam gjeneralin për punën e e bërë gjatë këtij viti dhe e njoftuam se në saje të punës gatë këtij viti jemi njëra ndër institucionet më të respektuara”, tha Rama.
Ne po ashtu njoftuam edhe për procesin e transformimit. Jemi në përfundim të hartimit të draftit afatgjatë 10 vjeccar. Si FSK do të jemi të gatshëm që kur do që merret vendimi politik, ta zbatojmë atë. Ne jemi të gatshëm ta vazhdojmë bashkëpunimin me partnerët tanë.”, tha ai.
Arbër Hoxha asiston në golin e dytë të Dinamo Zagrebit.
Ivanka Trump viziton Edi Ramën në Kryeministri
Bie orteku mbi Brezovicë, paralajmërohen rreziqe të reja
Ulutash takohet me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, flasin ...
“Jo para për kriminelët”, Trump bllokon fondet federale për ...
Bashkimi i fortë për Pejën, e eliminon nga Kupa e Kosovës