Kushtrim Hodaj, kryeshef i Inspektoriatit Policor, ka folur për aktivitetin e këtij institucioni në parandalimin dhe luftimin e krimit dhe keq-menaxhimit policor, si dhe për temat tjera.
Hodaj së pari foli për ngjarjen ditëve të fundit, ku gazetarët u përballën me ‘sprej’ dhe gaz lotsjellës gjatë protestës së organizuar nga PSD, kundër kryetares së Gjykatës Speciale Trendafilova, ku për këtë kishte reagim edhe nga AGK, e cila shprehu shqetësimin për sjelljet e zyrtarëve policorë.
Ai tha se lidhur me këtë ngjarje IPK ka dalë me një komunikatë, ku njoftohet se është nisur një hetim preliminar, duke u bazuar në publikimet në medie, për hetimin e mënyrës së sjelljes apo të menaxhimit të protestës nga ana e zyrtarëve policorë.
“Jemi akoma në proces, ende nuk kemi një verdikt final, sigurisht që nëse vlerësohet se ka elemente të veprës penale ne do të vendosim bashkë me prokurorin e shtetit për të proceduar më tutje”, deklaroi Hodaj në “Lajmet e fundit”, në RTK.
Lidhur me raportin vjetor të Inspektoratit Policor në parandalimin dhe luftimin e krimit dhe keq-menaxhimit policor, Hodaj tha se zakonisht këtë e bëjnë pas përfundimit të vitit.
“Aktualisht kemi rreth 1560 ankesa të qytetarëve që kemi pranuar në forma të ndryshme, të cilat i kemi trajtuar si Inspektoriat, derisa një numër i veprave penale janë hetuar penalisht, prej nga disa zyrtarë policorë janë hetuar penalisht, numri i të cilëve arrin në 166 zyrtarë policorë, ndërkohë që janë proceduar në Prokurori mbi 160 raste penale; rreth 35 të arrestuar, prej tyre 21 zyrtarë policorë dhe 14 qytetarë, të cilët kanë qenë të përfshirë në veprat penale”, deklaroi Hodaj.
Ai shtoi se numri i ankesave është me një rritje të lehtë për këtë vit, diku rreth 0.4-0.5 për qind, në krahasim me vitin e kaluar. Ndërkaq numri i zyrtarëve të hetuar apo të suspenduar a të arrestuar në vitin e kaluar ka qenë më i madh, për shkak të luftimit të korrupsionit
“Megjithatë, Policia e Kosovës performon më mirë se policitë e rajonit”, deklaroi Hodaj.
Ai lidhur me korrupsionin në radhët e policisë vlerësoi se paga nuk është faktori kryesor që një polic të korruptohet.
Ndërkaq lidhur me rastin e vrasjes së Liridonë Ademajt, dhe të grabitjes së një argjentarie në Suharekë, Hodaj tha se në të dyja këto raste Policia e Kosovës ka vepruar në mënyrë tejet profesionale
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen