Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka njoftuar se të premten me 28 prill 2017, nga ora 11:00 deri në ora 12:00, në mënyrë paqësore do të bllokoj rrugën në afërsi të Manastirit të Deçanit.
Sipas tyre, ky bllokim i rrugës behet duke kundërshtuar vendimet e institucioneve të drejtësisë se Kosovës të cilat po tentojnë që dhunshëm të i njohin pronësinë ndaj pronave dhe Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” Manastirit të Deçanit.
Po ashtu ky bllokim është shprehej edhe e kundërshtimit të jetësimit të vendimeve të kohës se masave të dhunshme gjegjësisht të kohës se Millosheviçit të viteve 1989-1999.
“Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, fton të gjitha palët për maturi dhe përmbajte dhe rikonfirmon se ky aktivitet është aktivitet paqësor dhe demokratik, andaj ftojmë për reflektim nga gjitha institucionet e Republikës se Kosovës.
Aktiviteti i jonë është njoftuar edhe në Stacionin e Policisë se Republikës se Kosovës në Deçan me shkresën Nr.54/17 të datës 25 prill 2017” thuhet në komunikatën e tyre.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...