Në ditët e sotme, çiftet shqiptare shpenzojnë shuma të mëdha parash për organizimin e dasmës së tyre, mirëpo dikur mungesa e parave për të paguar familjen e nuses mund të kushtonte me beqari të përjetshme.
I tillë është rasti i 90 vjeçarit nga Kovaçica e Mitrovicës i cili nuk është martuar asnjëherë. Ai në një rrëfim për T7, fajëson familjen e tij për faktin që ka mbetur beqar deri në fund të jetës.
“Atëherë kanë lypë pare, pare nuk kemi pasë e kemi mbetë”, thotë ai.
Rexhepi rrëfen se ai është i vetmi nga familja që ka mbetur pa martuar, ndërkohë që nuk e mohon faktin se një kohë ka pasur simpati për dikënd, mirëpo bashkimi me të ka qenë i pamundur.
Sipas Rexhepit, ndonëse kanë jetuar në kushte të vështira financiare, familja asnjëherë nuk janë interesuar që t’ia sigurojnë paratë për t’u martuar. Pengu më i madh Rexhepit megjithatë i ka mbetur pamundësia që ta shijojë ndjenjën e të qenit prind.
Rexhepi, për të cilin tani kujdeset guraja e vëllait me fëmijët e saj, asnjëherë nuk e ka humbur dëshirën dhe vullnetin për jetë. Ai vazhdon ta dojë jetën deri në frymën e fundit.
Më poshtë ndiqeni rrëfimin e tij:
https://www.facebook.com/GazetaExpress/videos/2151385648480627/
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit