Kandidati për deputet nga PDK dhe ish-komandanti i Koshares, Hisen berisha, ka folur për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.
Madje, Hisen Berisha, ka hedhur një teori goxha befasuese duke përmendur mundësinë e ndikimit rus në zgjedhje.
Berisha ka thënë se Rusia ka ndikim përmes Turqisë dhe Serbisë në rajon.
“Është ky influencim rus, por jo i drejtpërdrejtë, por përmes Turqisë dhe Serbisë… por ne jemi dëshmitar të gjithë këtu se BE-ja ka miratuar një buxhet të veçantë pikërisht rreth kësaj teme për influencimin rus në rajon”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.
“Kanë probleme edhe ata vetë. Edhe të jeni të sigurt se e njëjta gjë po komprementohet, që sa ditë janë këto zgjedhjet në Kosovë, influencimi i tyre edhe në zgjedhjet në Kosovë…”, është shprehur Berisha.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...