Shqiptarët e fshatit Suhodoll në veri të Mitrovicës kanë larguar të premten rreth orës 14:00 sheshin ‘UÇK’ në hyrje të këtij fshati, me qëllim të relaksimit të raporteve ndëretnike dhe krijimit të kushteve normale për qarkullim të automjeteve.
Largimi i sheshit që ishte vendosur nga shqiptarët e kësaj pjese më 10 korrik 2014, si kundërpërgjigje ndaj barrikadës mbi urën kryesore të Ibrit të vendosur nga ana e serbëve, është bërë në prani të dhjetëra qytetarëve, ku mori pjesë edhe kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri.
Ky i fundit tha se qëllimi i këtij veprimi është që të dërgohet porosi tek të gjithë se qytetarëve nuk iu duhen barrikadat por zhvillimi ekonomik, mirëqenia dhe bashkimi i shqiptarëve e serbëve.
Ai ka ftuar edhe homologun e tij verior të bëjë të njëjtën gjë dhe t’i largoj të gjitha barrikadat në veri të qytetit.
Kemi vendosur për hir të bashkëpunimit për të dërguar një mesazh tek të gjithë qytetarët se nuk na duhen sheshet dhe barrikadat, por zhvillimi eko nomik, mirëqenie për të gjithë dhe bashkim për serbët e shqiptarët. Është më se e nevojshme… se ne duhet të jetojmë së bashku… Ne po mundohemi ta bashkojmë qytetin, qytetarët dhe të jenë të lirë të gjithë qytetarët. Sigurisht që pas kthimit tim më 15 nëntor, do të fillojmë të heqim edhe barrikadën tjetër që ndodhet në ‘Lagjen e boshnjakëve’, ndërsa shpresoj që deri atëherë edhe Rakiq do të gjej mirëkuptim me qytetarët që vetë të filloj heqjen e të gjitha barrikadave në veri, sepse ato janë vetëm urrejtje dhe asgjë tjetër”, ka thënë Bahtiri.
Ndërkaq, Gëzim Paçarada, banor i fshatit Suhodoll, ka bërë të ditur se ky shesh është hequr në marrëveshje me kryetarin Bahtiri, ndërsa u shpreh i bindur se së shpejti do të largohet edhe sheshi ‘Adem Jashari’ në ‘Lagjen e boshnjakëve’.
“Pas konsultimi t me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, kemi gjetur marrëveshje t’i heqim sheshet. Momentalisht vetëm këtë, sigurisht pas disa ditësh edhe tjetrën në ‘Lagjen e bosnjakëve’, tha Paçarada.
Trump kërcënon të aktivizojë “Aktin e Kryengritjes”
Arrestohet brenda pak orësh i dyshuari për vjedhjen e një ve...
Po e pyet ChatGPT-në për shëndetin? Ja kur është ide e mirë ...
Zjarr në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, dyshohet për një...
Ministri i Jashtëm danez: Blerja e Grenlandës nga SHBA jasht...
Alba flet për Limin dhe Dolcen: Ndihem e shkatërruar, s’ësht...