Posteri i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova që ishte vendosur tash e sa vjet në një ndërtesë në sheshin “Zahir Pajaziti” sot është hequr.
Siç raporton gazetari i KosovaPress posteri i vjetër është hequr për t’u zëvendësuar nga një i ri.
Krejt kjo është bërë me vendim të zyrës së kryeministrit.
Por inspektorët e komunës së Prishtinës po kërkojnë leje për vendosjen e këtij posteri.
Ata kanë thënë se për ta vendosur atë nuk kanë leje as pëlqim nga komuna.
Ndërkaq punëtorët që janë angazhuar nga zyra e kryeministrit janë këmbëngulës për ta vendosur atë ndërsa inspektorët kanë thënë se nëse e bëjnë këtë ata kryejnë vepër penale.
Arbër Hoxha asiston në golin e dytë të Dinamo Zagrebit.
Ivanka Trump viziton Edi Ramën në Kryeministri
Bie orteku mbi Brezovicë, paralajmërohen rreziqe të reja
Ulutash takohet me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, flasin ...
“Jo para për kriminelët”, Trump bllokon fondet federale për ...
Bashkimi i fortë për Pejën, e eliminon nga Kupa e Kosovës