Ambasadori i SHBA -së në Beograd, Christopher Hill ka folur për bisedimet Kosovë-Serbi dhe vizitën e Emisarit Gabriel Escobar në Kosovë. Hill ka thënë se Escobar ka dërguar porosi mjaft të ashpra.
Sipas tij, ndalimi i përdorimit të dinarit në Kosovë është problem i madh i aktualitetit, shkruan Arbresh.info.
“Megjithatë, ajo që është ngushëlluese është se të gjithë e kuptojnë se është e nevojshme të zgjidhet ky problem. Negociatori amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, ishte në Kosovë dhe i dërgoi mesazhe mjaft të ashpra dhe të qarta lidershipit kosovar. Duhet të zgjidhen disa probleme dhe çështja e heqjes së dinarit është më e freskëta dhe ndoshta më e vështira. Megjithatë, çështja themelore që duhet të zgjidhet dhe për të cilën tashmë është rënë dakord në të kaluarën është Asociacioni i Komunave Serbe.”, tha Hill në një intervistë për Euronews Serbia.
Ambasadori amerikan u shpreh se me themelimin e Asociacionit do të zgjidheshin edhe problemet tjera përveç dinarit, si ai i strukturave paralele.
“Me themelimin e atij Asociacioni do të zgjidhen të gjitha problemet tjera si strukturat paralele apo përdorimi i dinarit. Çështja është vetëm kur, jo nëse do të ndodhë. Logjika është shumë e qartë, të dyja palët tashmë kanë rënë dakord për këtë, kjo është ajo që dëshiron BE-ja dhe do të realizohet” ka thënë Hill./Arbresh.info/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...