Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, për mediumin serb Tanjug tha se të drejtat e serbëve në Kosovë do të respektohen, dhe se marrëveshjet e bëra do implementohen.
Këtë koment, Hill e bëri pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për ta emëruar Ministër për Komunitete, Nenad Rashiqin, si dhe reagimin e Brukselit ndaj këtij vendimi,
Hill ka deklaruar se serbët kanë jetuar si pakicë në Kosovë për shekuj të tërë, dhe se si të tillë, kanë të drejtë të dinë se çka i pret në të ardhmen, transmeton arbresh.info/
“Është e drejtë të thuhet se serbët në Kosovë, si dhe të gjithë të tjerët, duhet ta dinë se të drejtat e tyre do të mbrohen”, tha ai, por theksoi se mënyra e vetme për ta bërë këtë është përmes Kushtetutës së Kosovës.
Tutje, Hill tha se serbët e duan formimin e Asociacionit.
Ai theksoi se është obligim ndërkombëtar që diçka për të cilën është rënë dakord, të zbatohet.
Haxhiu në përvjetorin e Dubravës: Shteti serb veproi si apar...
Kurti: Kosova ka obligim të ruajë kujtesën për Dubravën
Rama pritet me ceremoni zyrtare në Tokio nga homologia Takai...
Hekuran Murati jep detaje për pakon “2.0”
Tensionet në aeroportin e Vlorës, Karakaçi: Projekti do të v...
Qeveria ndan 1 milion euro për kuponë ushqimi për familjet n...