Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, e ka mirëpritur lajmin për lirimin e tre policëve kosovarë të rrëmbyer ditë më parë nga forcat serbe.
Hill tutje ka thënë se tani pret përpjekje shtesë për de-përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.
“Ne e mirëpresim lajmin për vendimin e gjykatës për lirimin e tre policëve të Kosovës dhe presim që të bëhen përpjekje shtesë që do të çojnë në de-përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës aktuale”, tha Hill për Kosova Online transmeton Arbresh.info.
Më tej, ambasadori amerikan kërkoi miratimin urgjent të planit trepikësh të Bashkimit Evropian dhe kthimin e menjëhershëm të dialogut.
BQK dhe Banka e Francës avancojnë bashkëpunimin
Bie çmimi i derivateve të naftës, MINT publikon tarifat e re...
Nis aksioni i jashtëzakonshëm i inspektimeve në gjithë Kosov...
Videoja pak para sulmit në Turqi, publikohen pamjet nga sjel...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë
Klubi i njohur anglez synon ta emërojë Mourinhon si trajner ...