Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” njofton se ka udhëzuar njësitë operative për të ri-ndërmarrë aksion në terren, për kontroll dhe shkyçje nga rrjeti i ujësjellësit për të gjithë keqpërdoruesit e ujit.
Sipas njoftimit nga paraprak, konsumatorët e kyçur ilegalisht ftohen që të shfrytëzojnë mundësinë e legalizimit të lidhjes, sipas rregulloreve të ARRU dhe normave teknike për shfrytëzim racional të ujit të pijes, pa pasoja ndëshkimore, më së largu deri më datë 25.05.2020.
Në të kundërtën, kjo kompani njofton se pas kësaj date, për këtë kategori konsumatorësh do hapen edhe procedura ligjore konform ligjit dhe do aplikohen gjoba sipas rregulloreve të parapara.
Pas vlerësimit nga ana e Hidrodrinit, në bashkëpunim me njësinë operative përkatëse dhe organet komunale respektive, ky aksion do fillojë nga komuna e Istogut, ku do angazhohen edhe inspektorët komunalë, ndërsa që do të shtrihet në të gjitha komunat tjera të zonës së mbulueshmërisë, Pejë, Deçan, Junik dhe Klinë.
Bashkimi Evropian dhe Australia nënshkruajnë marrëveshje për...
27-vjetori i sulmeve të NATO-s, Osmani: Kosova nuk harron
27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, Rama: Moment kyç për lirinë ...
Hamza: 24 Marsi 1999, momenti që ndryshoi fatin e Kosovës, m...
Begaj kujton ndërhyrjen e NATO-s kundër Millosheviçit: Shqip...
Panenka paralajmëron sllovakët për Kosovën: Janë shumë lufta...