Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj pritet që nesër të shkarkojë njërin prej ministrave të kabinetit të tij që lidhet direkt me operacionin e sotëm të depërtimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi.
Në media është raportuar se ministri i Punëve të Brendshme , Flamur Sefaj është personi që do të largohet nga kabineti i ekzekutivit kosovar. Mirëpo, ky veprim nuk është i nevojshëm sipas Aleancës Kosova e Re. Nënkryetari i kësaj partie, Agim Bahtiri në një prononcim për “Indeksonline” ka thënë se nuk ka diçka të vërtetë.
“Jo, jo… Janë spekulime. Nuk ka asnjë arsye. Ministri Sefaj është ministri më i vlerësuar nga qytetaret dhe ndërkombetarët por ndoshta dikujt po i pengon kjo”, ka thënë shkurt ai.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme u arrestuan dhe deportuan gjashtë shtetas turq që punonin në kolegjin turk “Mehmet Akif” – shkollë që bën pjesë në rrjetin e shkollave të klerikut turk Fetullah Gulen, i cili nga Turqia konsiderohet si terrorist.
Hoxha takim me Kaja Kallas: Shqipëria, aleat i besuar për si...
Sheshi i Vlorës do e mbajë emrin e komandantit legjendar Ade...
Shoqëria civile: Bllokada institucionale po dëmton interesin...
Irani dyshohet se po minon Ngushticën e Hormuzit, reagon ash...
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...