Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), kanë trajtuar dy raste që lidhen me fushën e hetimit nga ana e tyre.
“Rasti i parë: Pas tenderit të hapur nga policia për furnizim me uniforma të policisë, ku kishin aplikuar disa operator ekonomik. Hetuesit policorë nga DHKEK-u, nën dyshim për përfshirje në veprën penale ‘keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’, kanë filluar hetimin që ka zgjatur afro dy muaj”, bënë të ditur policia.
Sipas policisë, bazuar në hetimet e kryera, gjegjësisht në të gjeturat gjatë hetimit, ka ardhur deri te dyshimi se tre operator ekonomik kanë kryer veprën e lartcekur, shkruan arbresh.info.
Rasti karshi veprës penale ‘keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’ është iniciuar, janë siguruar dëshmi që së bashku me kallëzimin penal do të dërgohen në prokurori.
“Rasti i dytë: Hetuesit policorë nga DHKEK-u, kanë pranuar një informatë se në një barnatore në Prishtinë shiten barna pa banderola të Republikës së Kosovës. Policia në bashkëpunim me Inspektoratin Farmaceutik kanë kryer kontroll në këtë barnatore. Pronari i barnatores është shoqëruar në polici dhe i njëjti është intervistuar”, thuhet në njoftim.
Rasti i iniciuar është trajtuar në koordinim me prokuroren kujdestare dhe me aktvendim nga ana e saj rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt./arbresh.info/
Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...
Kurti për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së