Kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi gjatë raportimit para komisionit për siguri duke qenë e rezervuar për media ka thënë se ka edhe institucione të tjera të përfshira në hetime në rastin e të miturës nga Drenasi.
“Ka edhe persona të tjerë të inkriminuar në këtë rast ka edhe persona të institucioneve tjerë të dyshuar në këtë rast”, raporton arbresh.info.
A është i dyshuar edhe avokati që e ka bërë publik këtë rast, u pyet nga deputeti Rexhep Selimi.
“Jemi në fazën e hetimeve”, tha shkurt Kelmendi.
I dyshuari ka hezituar të dorëzojë telefonin a është e vërtetë kjo u pyet nga anëtarët r komisionit.
“Sa i përket telefonit gjatë bastisjes nuk kemi has në telefon ai e ka dorëzuar një telefon tjetër. Telefonin që e ka pas nuk kemi mundur të gjejmë. Nuk është konfiskuar se nuk është gjetur. Kemi bërë kërkesë edhe në postë.”, tha ajo.
Pas kësaj komisioni vazhdoi punën me dyer të mbyllura për media./Arbresh.info/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...