Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, sot vizituan policët e lënduar nga aksidenti i ndodhur dy ditë më parë në Grabovc të Zveçanit, e të cilët po trajtohen në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës.
Hetemi iu uroi shërim të shpejtë dhe të plotë, duke shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e shquar të këtyre policëve në ruajtjen e qetësisë dhe rendit publik, si dhe angazhimin e tyre të palodhur për sigurinë e qytetarëve.
“Policët tanë janë heroikë në detyrën e tyre, dhe në çdo moment të vështirë janë në shërbim të komunitetit. Ky aksident është një ngjarje e hidhur, por jam i sigurt që ata do të rikuperohen plotësisht dhe do të vazhdojnë të mbrojnë qytetarët tanë me të njëjtin përkushtim. Uroj shërim të shpejtë dhe të plotë për gjithë të lënduarit” tha kryetari Hetemi.
Ai u zotua që do të vazhdojë të mbështesë forcat e rendit dhe do të punojë ngushtë me institucionet për krijimin e kushteve më të sigurta për të gjithë qytetarët e komunave të Veriut./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Vetaksidentohet një autoblindë në veri, lëndohen tetë policë
Raportohet se autoblinda e policisë ka rënë nga ura në Grabovc të Zveçanit
Policia jep detaje për lëndimin e tetë policëve në Grabovc të Zveçanit
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...