Instituti për Hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës, ka organizuar sot tryezë diskutimi me përfaqësuesit e institucioneve e organizatave, lidhur me hulumtimin e dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Atdhe Hetemi, Drejtori i këtij Instituti ka thënë se vizioni i këtij institutit ka për synim që të sigurojë paqe dhe drejtësi për të gjithë dhe se objektivat kryesore sipas tij janë verifikimi dhe dokumentimi i provave të krimeve të luftës.
“Vizioni i Institutit ka për synim që të sigurojë paqe dhe drejtësi për të gjithë. Objektivat kryesore janë verifikimi dhe dokumentimi i provave të krimeve të luftës. Po ashtu edhe arkivin i fotove dhe dokumenteve që kanë ndodhur, siç do ta shohim më vonë Instituti ka me pas dy departamente. Përfshirja e njësive të specializuara që çasja e gjeneratave të ardhshme të jetë e qasshme për t’i parë. Ndërsa departamenti i hulumtimeve që kanë ndodhur gjatë kohës së luftës. Në një narrativë me fakte dhe të drejtë që ka ndodhur nga lufta e fundit. Krejt kjo me qëllim të ndritjes dhe publikimit. Këto aktivitete do të ballafaqojnë sa i përket të kaluarës”, u shpreh Hetemi./Arbresh.info
Lexo edhe:
Kurti: Po humb kujtesa parësore e luftës, ky është rrezik i madh që na kanoset
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet
Policia arreston të dyshuarin për gjuajtje me armë në Poduje...
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...