Situata e sigurisë në komunën e Leposaviqit është më e mirë se në disa komuna që janë në jug të Kosovës.
Kështu thotë në një intervistë për Arbresh.info kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

“Ne vazhdimisht mbajmë kontakte me komandanti ne stacionit policor të Leposaviqit, siguria është e njëjtë me të gjitha komunat e Kosovës, madje kisha thënë edhe më mirë se në disa komuna që janë në jug të Kosovës”, thotë Hetemi.

Ai falënderon Policinë e Kosovës, duke shtuar se po mbajnë rendin dhe ligjin në mënyrën më të mirë të mundur në këtë pjesë të vendit.
“Siguria në komunën tonë është shumë e mirë, fal edhe Policisë së Kosovës që janë duke mbajtur rendin dhe ligjin. Këtu në komunë ne kemi punësuar edhe qytetarë nga komuniteti serbë”, shprehet Hetemi për Arbresh.info.

LEXO EDHE
Trump për NATO-n: Pse duhet të jemi aty për ta nëse ata nuk ...
PS përgatitet për “Vendoret 2026”, Rama: Nevojitet ristruktu...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Ndërrohet ora
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...