Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, në një intervistë për Arbresh.info, ka treguar se numri i të punësuarve në këtë institucion komunal është rreth 80 persona, shumica prej tyre nga komuniteti serb.
Nga 80 të punësuarit në këtë Komunë, sipas tij, vetëm 20 prej tyre janë shqiptarë.

“Siguria në komunën tonë është shumë e mirë, fal edhe Policisë së Kosovës që janë duke mbajtur rendin dhe ligjin. Këtu në komunë ne kemi punësuar edhe qytetarë nga komuniteti serbë. Rreth 80 veta janë pranuar me konkurs, prej tyre 20 janë shqiptarë”, shprehet Hetemi.

Madje, ai vazhdimisht po u bënë thirrje bizneseve kosovare të investojnë në veri.
“Ne kemi ardhur këtu para dy vjetëve, tash është si nata me ditë. Kur kemi ardh këtu krejt e dinë si ka qenë situata. Sot komuna kemi disa plane, veç ja kemi nisur sheshit, stadiumin me FFK-në, edhe atë kanë nis me punu. Bizneset, e dimë që para një viti janë hapur. Është hapur edhe Banka Ekonomike e z. Pacolli, aty janë të punësuar rreth 13 punëtorë të komunitetit serbë, para një muaji e gjysmë kemi hapur edhe Postën e Kosovës, edhe aty janë punësuar qytetarë të komunitetit serbë”, thekson Hetemi./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Hetemi: Situata e sigurisë në Leposaviq më e mirë se në disa komuna që janë në jug të Kosovës
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK
Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për...