Në komunën e Leposaviqit është hapur për herë të parë Zyra e Noterisë, një shërbim kyç për qytetarët e kësaj zone që deri më tani kanë pasur vështirësi në qasjen ndaj shërbimeve të tilla ligjore.
Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka bërë të ditur se zyrën e re e ka hapur në bashkëpunim me noterin Arianit Shala.
“Sot pata nderin që, së bashku me noterin Arianit Shala, të hapim për herë të parë Zyrën e Noterisë në komunën tonë. Zyra është e vendosur në katin e dytë të Qendrës për Punë Sociale, zyra numër 1. Zyra do të jetë e hapur për qytetarët çdo të hënë dhe të martë”, tha Hetemi./Arbresh.info
Vdekja e babait të Calit, Gucati: Dhimbja bëhet më e thellë ...
Haxhiu uron Krishtlindjen: Le të sjellë ngrohtësi në zemra d...
Abdixhiku: Kosova e shqiptarët e saj kanë qenë shembull i ha...
Kurti uron Krishtlindjen
Internacionalja Socialiste mbështet VV-në dhe Albin Kurtin n...
Përparim Rama pret në takim Dafina Zeqirin, i dhuron “Hyjnes...