Qeveria e Kosovës është shprehur e zhgënjyer pas vendimit që ka marrë Bashkimi Evropian lidhur me heqjen e vizave për serbët e Kosovës.
Këshilltari i zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, për Arbresh.info tha se ky vendim nuk e zhbën vendimin faktin që ato pasaporta vijojnë të mbeten ilegale.
“Shprehim zhgënjimin tonё me vendimin e marrë nga Bashkimi Evropian në lidhje me “liberalizimin e vizave” për mbajtësit e pasaportave ilegale të lëshuara nga autoritetet serbe, për qytetarët serb të Kosovës. Cilido vendim i Bashkimit Evropian, nuk e zhbën faktin që ato pasaporta vijojnë të mbeten ilegale, në shkelje të plotë të integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit tonë, e rrjedhimisht të papranueshme për Republikën e Kosovës. Ato pasaporta, do të vazhdojnë të mos njihen nga autoritetet tona”, u shpreh ai.
Tutje, Kadiu tha se “secili qytetar i vendit, nga secili komunitet, ka të drejtën e plotë që të përfitojë nga lëvizja e lirë pa viza, përmes pasaportës së Republikës së Kosovës”.
“Andaj, justifikimi i përdorur se bartësit e këtyre pasaportave ilegale do të mbeten të izoluar, është i pasaktë dhe në shpërputhje me realitetin. Poashtu, e pashpjegueshme është dhe ngutia e shfaqur për marrjen e këtij vendimi, pa vërtetuar faktet në terren, pa analizuar implikimet qё munden dhe do tё pёrcjellin zbatimin e vendimit, dhe pa konsultuar që nga fillimi institucionet e shtetit tonë”, potencoi ai.
Gjithashtu, Kadiu tha se vendimi i marrë sot, dëmton përpjekjet e vazhdueshme për integrimin e komunitetit serb në Kosovë.
“Republika e Kosovës po zbaton politika në fusha të ndryshme, të cilat po i sjellin qytetarët më pranë institucioneve, e gjersa dhe me liberalizimin e vizave për Kosovën, pati rritje të ndjeshme e të prekshme të qytetarëve nga komuniteti serb të cilët u pajisën dhe po pajisen me dokumentat e Republikës sonë”, tha mes tjerash ai.
Ndryshe, Këshilli i Bashkimit Evropian mori vendim për t’ua hequr regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta serbe, të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.
Vendimi u mor në nivel të ministrave të Jashtëm në mbledhjen e fundit të këtij semestri./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Këshilli i BE-së merr vendim për t’ua hequr vizat serbëve të Kosovës
BE do të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën...
Media spanjolle: Bumi i turizmit katapulton ekonominë e Shqi...
Vizita e Erdogan në Serbi, Turqia do zhvillojë industrinë e ...
Kosova U21 pëson humbje të thellë nga Polonia U21 në kualifi...
Kryeministri britanik: Zgjidhja e konfliktit në Lindjen e Me...