Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për heqjen e tarifës doganore për mallrat me origjinë preferenciale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vendimi i miratuar më 01.08.2025, synon të lehtësojë tregtinë dypalëshe mes dy vendeve.
Dogana e Kosovës njofton se kjo masë e njëanshme nga ana e Qeverisë së Kosovës do të sjellë përfitime konkrete për bizneset dhe konsumatorët vendorë, duke ndikuar gjithashtu pozitivisht në forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare me SHBA-në.
“Mallrat të cilat importohen nga SHBA e të cilat plotësojnë kriteret e origjinës preferenciale, që nga data e hyrjes në fuqi të vendimit dhe publikimit të tij në gazetën zyrtare 01.08.2025, mund të importohen në territorin doganor të Republikës së Kosovës pa pagesë të tarifës doganore”, thuhet në njoftim.
Tutje, Dogana bënë të ditur se dokumentacioni i kërkuar për përfitim nga përjashtimi përfshin:- Certifikatë e vlefshme e origjinës preferenciale, e lëshuar nga autoritetet amerikane;- Deklaratë për origjinën në faturë, në përputhje me legjislacionin në fuqi të të dyja vendeve.
“’Mallrat e importuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga data 01.08.2025, të cilat përmbushin kriteret për t’u trajtuar si mallra me origjinë preferenciale, por që në momentin e importit nuk kanë përfituar këtë trajtim, do t’u nënshtrohen procedurave për rimbursim të detyrimeve doganore, në përputhje me dispozitat në fuqi”- thuhet më tej në njoftim.
Dogana e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë operatorët ekonomikë që importojnë mallra nga SHBA të kontaktojnë institucionin për informacione dhe udhëzime shtesë mbi mënyrën e aplikimit të trajtimit preferencial dhe dokumentacionin përkatës.
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...