Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka falënderuar përzemërsisht liderët e Bashkimit Evropian pas vendimit të BE-së për heqjen e masave ndaj Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani u shpreh se gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimorë në Bruksel janë mbajtur takime intensive të cilat, siç thotë Presidentja, sollën rezultate të mira, shkruan Arbresh.info.
Në llogarinë e saj në rrjetin social Osmani ka publikuar edhe një video nga takimet që zhvilloi gjatë qëndrimit në Bruksel.
“Takimet intensive gjatë Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel sollën rezultate konkrete për vendin tonë. Më në fund u mor vendimi që të hiqen masat e padrejta të vendosura ndaj Kosovës. Falënderoj përzemërsisht liderët e Bashkimit Evropian, si dhe të gjithë partnerët tanë, për vlerësimin e angazhimit të palodhur të Kosovës”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info
Forbes: Shqipëria, një nga pesë vendet e vetme të NATO-s që ...
34-vjeçari vdes pasi goditet nga vetura në Prizren, arrestoh...
Policia shpall në kërkim dilerin e drogës
Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, z...
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji
Vendasit po avancojnë pas pjesëve së para në ndeshjet e Ligë...