Angela Griep, zëdhënëse në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka njoftuar se një viktimë pjesëmarrëse në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka hequr dorë nga pjesëmarrja në proces.
Sipas Griep, mbrojtësi i viktimave ka thënë se arsyeja e kësaj tërheqje është për shkak të shqetësimeve për sigurinë, raporton BetimipërDrejtësi.
“Më 17 mars, mbrojtësi i viktimave njoftoi trupin gjykues se një viktimë vendosi të tërhiqej nga pjesëmarrja në proces për shkak të shqetësimeve për sigurinë. Aktualisht, 154 viktima marrin pjesë në proces në këtë çështje gjyqësore nëpërmjet mbrojtësit të viktimave”, tha ajo.
Zëdhënësja tregoi se më 18 mars në rastin e ish-krerëve të UÇK-së është pranuar një dëshmi e një dëshmitari në formë të shkruar, ndërsa pala jo thirrëse që i bie mbrojtja mund ta marrë në pyetje dëshmitarin.
Në po të njëjtën ditë, Griep tha se janë pranuar në prova materiale dëshmitë e katër dëshmitarëve, por pa marrje në pyetje nga mbrojtja.
Ndërsa, më 13 mars 2025, sipas zëdhënëses, është miratuar pjesërisht një kërkesë e ZPS-së për pranimin në prova materiale vetëm në formë të shkruar gjashtë deklarata të dëshmitarëve meqenëse ata kanë ndërruar jetë. Kërkesa është miratuar vetëm prej pesë prej deklaratave, ndërsa për deklaratën e gjashtë kërkesa u miratua pjesërisht.
“Në lidhje me pesë prej deklaratave, trupi gjykues miratoi kërkesën, duke konstatuar se provat nuk janë për vërtetimin e veprimeve dhe sjelljes së të akuzuarve dhe se vlera provuese e tyre nuk zhbëhet prej efektit dëmtues ndaj të akuzuarve. Trupi gjykues konstatoi gjithashtu se provat përputhen dhe konfirmohen nga deklarata të dëshmitarëve të tjerë të cilët mbrojtja pati mundësinë t’i merrte në pyetje. Në lidhje me deklaratën e gjashtë, trupi gjykues miratoi kërkesën pjesërisht dhe urdhëroi Prokurorinë të përjashtojë pjesët e dëshmisë në lidhje me një incident që nuk përfshihet në aktakuzë”, tha Griep.
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...