Klinika Emergjente dhe KFOR-ri, organizuan ushtrim të përbashkët fushor
Klinika Emergjente e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, në kuadër të bashkëpunimit me KFOR, ka mbajtur ushtrim fushor për reagim në situata emergjente.
Gjatë ushtrimit është improvizuar një rast me lëndime në gjoks dhe krahë dhe është testuar reagimi i klinikës në raste të tilla.
KFOR, ka sjellë një helikopter përmes së cilit është improvizuar ardhja e rasteve me lëndime dhe vlerësimi ka qenë maksimal për ekipet emergjente.
U premtua se në rast të situatave emergjente, KFOR do të përkrahë me helikopter, për të sjellë të lënduarit.
Testimet e tilla do të vazhdojnë edhe ditën e nesërme nga ora 9:30 deri në 12:00.


Irani: SHBA i është përgjigjur propozimit të fundit për paqe
Edhe Supremja lë në fuqi dënimin me nga 12 vjet burgim ndaj ...
Legjislatura e 10-të e Kuvendit të Kosovës zgjati vetëm 76 d...
Berisha falënderon kongresmenët amerikanë për rezolutën: Kos...
Albion Rrahmani realizon gol ndaj Jablonecit
Moti gjatë javës: Ditë me diell, fundjavë me riga shiu