Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar pasurinë e zyrtarëve të lartë për vitin 2025, përfshirë edhe atë të ministrit të Financave në largim, Hekuran Murati.
Përveç pasurisë së paluajtshme dhe kursimeve, Murati ka bërë publike edhe investimet e tij në letra me vlerë, duke përfshirë aksione në disa nga kompanitë më të njohura ndërkombëtare.
Sipas deklaratës, Murati zotëron aksione me vlerë prej 66,306 euro në këto kompani: Tesla Inc – 39,112 euro (blerë më 12.08.2014), Allianz SE – 7,138 euro (blerë më 12.06.2014), Volkswagen AG – 2,104 euro (blerë më 29.04.2014), Netflix Inc – 17,952 euro (blerë më 08.12.2020).
Të gjitha aksionet janë blerë nga vetë Murati dhe janë të regjistruara në emrin e tij.
Përveç investimeve, Murati ka deklaruar edhe një banesë 41 m² në vlerë prej 38 mijë euro, të blerë me ndihmën e familjes, dhe një tokë me vlerë 23 mijë euro të blerë nga kursimet.
Ai ka raportuar gjithashtu pasuri të luajtshme me vlerë rreth 3 mijë euro, dhe 16 mijë euro kursime në bankë.
Nga pozita e tij si ministër, Murati ka deklaruar të ardhura vjetore prej 19,596 euro, ndërsa ka shënuar edhe një shumë shtesë prej 335 euro, pa specifikuar burimin.
Pasurinë e tij mund ta gjeni KËTU.
Superliga e basketbollit vjen sot me derbin Peja-Sigal Prish...
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangn...
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...