Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit, me unanimitet të plotë është zgjedhur sot kryesues i Bordit të Agjensionit Zhvillimor Rajonal – Lindje për mandatin një vjeçar.
Me të marrë detyrën e kryesuesit të AZhR’së, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, u zotua për angazhim maksimal dhe përkrahje të fuqishme të mëtejshme këtij institucioni, të cilin e vlerësoi si një mekanizëm të rëndësishëm për bashkëpunimin ndër-komunal dhe rajonal.
Duke falënderuar për punën e mirë kryesuesin e deritanishëm, kryetarin e Ferizajt, Muharrem Sfarqa, kryetari Haziri u zotua, po ashtu, për bashkërendim të aktiviteteve të gjithëmbarshme të 11 komunave të rajonit ekonomik lindje, duke theksuar se Komuna e Gjilanit si njëra ndër komunat më të mëdha të këtij rajoni, do të jetë gjithmonë e interesuar për zhvillim të balansuar ekonomik.
Në këtë takim, pos përfaqësuesve të AZHR’së, të pranishëm kanë qenë edhe kryetarët dhe përfaqësuesit e 11 komunave, ndërkaq kryesuesi i deritanishëm i Bordit të AZhR Lindje, Muharrem Svarqa, falenderoi të gjithë kryetarët e komunave të rajonit ekonomik Lindje për angazhim dhe bashkëpunim të sinqertë në zhvillimin e gjithmbarshëm socio-ekonomik të rajonit.
Në këtë takim, Valbona Tahiri, drejtoreshë e Agjencisë, ka prezantuar raportin një vjeçar të performancës së ketij Agjencioni si dhe prezantoi planin e veprimit për periudhen e ardhshme kohore, përderisa anëtarët e Bordit aprovuan raportin një-vjeçar të punës si dhe atë financiar të këtij Agjencioni.
Lirohet nga burgu reperi i njohur Cllevio
Whitaker: Kosova po rrit rolin e saj si kontribuese në sigur...
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë
Rezultatet dëshpëruese e çojnë në shtëpi trajnerin e Chelsea
Rama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap d...
BBC: Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek njerëz...