Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i ftuar në emisionin Frontal të T7 ka folur për bisedimet mes VV-së dhe LDK-së lidhur me arritjen e marrëveshjes së koalicionit.
Nënkryetari i LDK-së ka thënë se është dështim nëse do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme si pasojë e mos arritjes së koalicionit.
“Për LDK dhe VV-në është dështim nëse vendi shkon sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme, të gjitha çështjet duhet të rregullohen me kohë në mënyrë që të jetë partneritet i frytshëm”, është shprehur ai.
Haziri ka thënë tutje se të dyja partitë duhet të jenë të durueshme dhe me vullnet të mirë për ta kaluar këtë do ta kalojnë edhe këtë fazë dhe ta realizojnë votën e ndryshimit që qytetarët e kanë dhënë më gjashtë tetor.
Ai ka thënë se arritja e marrëveshjes mes LDK-së dhe VV-së është çështje ditësh.
“Është çështje ditësh arritja e marrëveshjes dhe nuk shoh gardh të pakapërcyeshëm”, është shprehur Haziri.
Haziri po ashtu ka deklaruar se nuk beson që VV mund ta prishë koalicionin kur të vie koha e zgjedhjes së Presidentit.
“Nuk besoj që VV mund ta prishin koalicionin pas disa muajsh për çështjen e Presidentit, dhe VV mund të sigurojë vetëm votat e saj për zgjedhjen e Presidentit”, ka thënë Haziri.
Ndërsa për emrat e përmendur si kandidat për President siç është Murat Jashari dhe Rexhep Qosja, Haziri ka thënë se në bisedimet me VV-në asnjëherë nuk kanë diskutuar për emra të përveçëm.
“LDK-së nuk i është dhënë asnjë emër i përveçëm as i Murat Jasharit e as i Rexhep Qosjes në bisedime”, ka thënë Haziri.
Testi i gjakut mund të diagnostikojë Alzheimerin: Studim i r...
Arsenali i pandalshëm në Ligën e Kampionëve, e mposht Interi...
‘Shpërthen’ Real Madridi, gjashtë gola ndaj Monacos – Debuti...
Vidhte portofole me para nga kamionët e parkuar në Lipjan, a...
Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë ...
200 vjet nga “hello”! Si ka evoluar gjuha e përshëndetjeve d...