Sipas tij, pala kosovare ka mundur të paraqitet shumë më dinjitetshëm në këtë samit, mirëpo një gjë e tillë siç ai është shprehur, nuk ka ndodhur.
“Është një rast i mirë që pas Samitit të Sofjes ta shohë realisht edhe qeveria pafuqinë e saj politike për t’i shtyrë proceset përpara. Edhe në këtë samit është lëshuar rasti historik që Kosova të përfaqësohet më dinjitetshëm. Mbi 60 veta morën pjesë, një delegacion shumë i madh”, deklaroi Haziri gjatë një konference të mbajtur sot.
Ai po kësaj, foli edhe për çështjen e vizave, me ç’rast tha se sa herë që udhëheqësit e shtetit e përmendin këtë çështje, liberalizimi shtyhet nga një vit tutje
“Çështja e vizave, sa herë që pushtetarët tanë përmendin vizat e shtyjnë nga një vjet. Nuk ka një datë. Nuk duhet lëmë të manipulojnë me data. Data do të jetë nga këshilli i ministrave”, ka shtuar ai.
Detaje nga Specialja: Isni Kilaj lirohet nën dorëzaninë prej...
Prindon Sadriu ftohet në Shtëpinë e Bardhë në Samitin e Orga...
Kurti në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të ...
Raportuesi për Kosovën në PE: BE-ja duhet të heqë menjëherë ...
Isni Kilaj lirohet me kusht
U kapën duke luajtur bixhoz në Isniq, 10 persona përballen m...