Sot është mbajtur takimi i Qendrës Operative Emergjente dhe Komitetit Emergjent kundër përpapjes së pandemisë Covid-19 në Gjilan nën udhëheqjen e kryetarit Lutfi Haziri.
I pari i Gjilanit ka kërkuar nga bizneset që ta mbajnë distancën dhe t’i zbatojnë masat mbrojtëse në shërbime.
“Nëse gjejmë raste ku shërbehet pa masa mbrojtëse, ne detyrohemi që t’i mbyllim me inspekcion dhe me policinë e shtetit për të mos e lejuar përhapjen e infeksionit e mundshëm”.
Haziri theksoi se nga vlerësimet e sotme gjendja po shkon drejt normalizimit në menaxhimin më të mirë të rasteve nga ana e Shtabit Emergjent që ka të inkorporuar të gjitha institucionet lokale dhe regjionale.
Ai ka falënderuar bashkatdhetarët gjilanas për mbështetjen që e po e japin për qytetin e tyre duke apeluar edhe të tjerët që vazhdojnë të jenë solidarë.
“Faleminderit, në veçanti, bashkatdhetarëve kudo që janë për hapjen e kuletës së tyre në ndihmë për familjet gjilanase. Gjenerata e tretë po shkojnë në rrugën e prindërve të tyre me solidaritet, siç janë rastet e ditëve të fundit. Ne do të vazhdojmë t’i trajtojmë të gjitha rastet në nevojë në mënyrë të barabartë”.
Haziri ka konfirmuar se s’ka grumbullime në rrugë, takime sociale në parqe dhe asnjë aktivitet tjetër të përbashkët.
“Ne tashmë e kemi orarin për vrapuesit dhe ata që ecin në kuadër të rekreacionit sipas rregullave në fuqi dhe duhet të respektohet. Njerëzit mund të ecin dhe vrapojnë, por jo me shoqërues”, tha ai duke kërkuar nga qytetarët kujdes maksimal.
“Kujdesu për veten, rrini n’shpi sepse ne po kujdesemi për shëndetin tuaj. Mos dil në kohën e gabuar”.
Endrit Morina zyrtarizohet tek Prishtina e Re
Zyrtare: Fiton Ademi transferohet tek Llapi
Rezultatet e zgjedhjeve, deri tani, janë pranuar gjashtë ank...
Vrasja e konduktorit në Gjermani, avokati: Pesë persona beso...
Haradinaj pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit: E rëndësishme t...
EULEX-i dhe KFOR-i rrisin gatishmërinë për reagim në raste e...