Nënkryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se LDK-ja nuk bëhet kurrë “kukulla” e pushtetit.
Haziri ka shtuar se, LDK është gardian i demokracisë dhe i zhvillimit të shtetit, transmeton arbresh.info.
“Në këtë Konventë madhështore, e konfirmojmë kështu bashkë e me unitet të plotë se ne nuk bëhemi kurrë ‘kukulla’ të pushtetit sepse nga qendra e investimeve më të mëdha publike, VV e futi Gjilanin në depresion të thellë politik e ekonomik. LDK është gardian i demokracisë dhe i zhvillimit të shtetit”, ka thënë ndër tjerash Haziri.
Postimi i plotë:
Konventa Programore e LDK-së në Gjilan, e cila ishte madhështore, dëshmoi se LDK do ta bëjë rikthimin e madh, në krye me të parin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, të cilin e falënderoi shumë për prezencën dhe mbështetjen.
Përkundër faktit që në Gjilan jemi opozitë, në mënyrë të vazhdueshme po ofrojnë këshilla dhe sugjerime, mirëpo ato nuk po dëgjohen nga pushteti i sotëm, i cili e fituar një zyre por e ka humbur qytetarin.
Në këtë Konventë madhështore, e konfirmojmë kështu bashkë e me unitet të plotë se ne nuk bëhemi kurrë ‘kukulla’ të pushtetit sepse nga qendra e investimeve më të mëdha publike, VV e futi Gjilanin në depresion të thellë politik e ekonomik.
Është shqetësues fakti që asnjë investim i ri brenda dhjetë muajve nuk ka ndodhur deri sot në Gjilan nga kjo administratë.
Po administrojnë me Komunën sic po administron me Republikun shefi i tyre politik.
Është fatkeqësi dhe zhgënjim i madh për qytetarët se ky vit është i humbur për Gjilanin.
Interesi ynë është që ky vit i humbur të kompensohet me bashkëpunim e aktivizëm, duke u bazuar në rregullore dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.
Pas Konventës, së bashku me kryetarin Abdixhiku qëndruam në vizitë te fabrika për prodhimin e vajit “Floil”, vënë kurora lulesh te varri i heroit Idriz Seferi dhe te lapidarët e Shaban dhe Sami Ukshini në Zhegër dhe qëndruam në familjen e heroit, Agim Ramadani.LDK është gardian i demokracisë dhe i zhvillimit të shtetit./arbresh.info/
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...