Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur sot në takim koordinues menaxhmentin e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit “Hidromorava”, në krye me drejtorin Muhamet Suliqi.
Numri një i Gjilanit tha se bashkëpunimi dhe koordinimi i vazhdueshëm me këtë ndërmarrje do të vazhdoj në mënyrë permanente, me qëllim të realizimit të projekteve të përbashkëta.
Haziri theksoi se përveç marrëveshjes trepalëshe, Komunë-Hidromoravë dhe qeverinë zvicerane, e vlefshme mbi 800 mijë euro, do të ketë edhe investime tjera nga komuna për investimin në rrjet të ujësjellësit në disa lagje dhe fshtra të qytetit.
Ai pohoi se po qeveria komunale po punon që t’i zgjidh problemet e rrjetit të vjetëruar të ujësjellësit, duke bërë zgjidhje afatgjate për ujin e pijshëm për banorët e lagjeve dhe fshatrave të Gjilanit, transmeton Klan Kosova.
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?