Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan, Lutfi Haziri, ka reaguar pas vrasjes së trefishtë që ndodhi sot në këtë qytet por edhe për rastin e dhunës grupore ndaj një të miture që dyshohet të ketë ndodhur dje.
Me anë të një postimi në Facebook, Haziri tha se Gjilani prej epitetit të qytetit të paqes dhe respektit është shndërruar në qytet të dhimbjes së madhe e kronikës së zezë, shkruan Arbresh.info.
“Brenda dy ditësh Gjilani u trondit nga dy ngjarje të rënda, dhuna grupore ndaj një të miture dhe vrasja e sotme e trefishtë me një të plagosur, sipas raportimeve, duhet të jetë alarm për të gjithë”, u shpreh ai.
“Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan i dënon këto akte dhe kërkon nga organet kompetente zbardhjen e këtyre rasteve deri në fund. Kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme”, tha Haziri.
Në lidhje me vrasjen e trefishtë, policia ka shpallur në kërkim Mefail Shkodrën, si të dyshuar për kryerjen e veprës./Arbresh.info/
Vrasje e dyfishtë në Gjilan, i dyshuari në arrati – emër i njohur për policinë
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...