Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka treguar se si i përgjigjet Lidhja Demokratike letrës së fundit të Kurtit.
Ai tha se të gjitha partitë politike kërkojnë që të kenë koalicion me LDK-në, duke shtuar se edhe proceset politike janë shkaktuar nga Lidhja Demokratike.
“Letra ka dashuri edhe urrejtje, ka mujtë me kalu pa e përmend, pa i nënvizu episodat e caktume, LDK ka hy në koalicione. Ne kemi bashkëpunu me të gjithë dhe të gjithë kanë punu me ne. Për dallim prej nesh, të gjithë kërkojnë më bashkëpunu me ne. Të gjitha që kanë pasë përvojë bashkëpunimi, kërkojnë prap. Ne si duket e kemi për rol politik me shkaktu procese”, tha Haziri, transmeton Klankosova.tv
Ai komentoi edhe gjuhën linçuese që ka përdorur Kurti gjatë fushatës.
“Gjuha ka qenë e ashpër, fushata ka qenë shumë negative, është cilësu edhe targetu edhe lideri edhe subjekti politik. Ne jemi kujdes, kemi qenë superpozitiv nuk kemi përdor gjuhë të tillë. Jemi në një situatë ku nuk shlyhet shumë lehtë krejt kjo që është kriju”.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...