Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar kundër disa grafiteve që janë shkruar nëpër mure me përmbajtje kërcënuese për komunitetin serbë, të cilat i ka cilësuar si raste të izoluara.
“Komuna e Gjilanit i cilëson të papranueshme këto grafite dhe si raste të izoluara”.
“Këto grafite në asnjë mënyrë nuk e prishin tolerancën e shkëlqyeshme ndëretnike dhe ndërfetare që mbizotëron në Gjilan”.
“Komuna e Gjilanit nga shumë organizata të fuqishme botërore është marrë shembull për kultivimin e dialogut dhe tolerancës ndëretnike dhe ndërfetare. E falënderoj Policinë e Kosovës për efikasitet dhe zbatim të ligjit”.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?