Me rastin e shënimit të 8-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, në emër të të gjitha institucioneve lokale, ka uruar qytetarët e Gjilanit.
“Në emër të të gjitha institucioneve lokale, uroj qytetarët e Gjilanit 8-vjetorin e pavarësisë së Republikës. Jam i nderuar që gjilanasit më dhanë privilegjin më të madh për ta nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë më 17 shkurt 2008. Pavarësia e Kosovës është kurorë e përpjekjeve shekullore të popullit tonë për liri, pavarësi, demokraci dhe dinjitet njerëzor” thuhet në urimin e tij, transmeton Klan Kosova.
Sipas Hazirit, shpallja e Pavarësisë ishte akt historik, por të cilit i ka paraprirë një proces i gjatë i rezistencës, i mbuluar me lavdi, me gjak e sakrifica të panumërta.
“Pavarësia e Kosovës asnjëherë nuk mund të përkujtohet pa e përmendur kontributin e presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, sakrificën e madhe të popullit shqiptarë në përgjithësi dhe masakrën e madhe të Gjilanit. Kjo Ditë përcillet me dhembje e krenari, por ne të gjallët e kemi për obligim që të punojmë për një të ardhme më të mirë për gjeneratat që do të vijnë pas nesh. Urime të gjithë gjilanasve. Rroftë Republika për sa të jetë jeta” ka përfunduar ai.
Arbër Hoxha asiston në golin e dytë të Dinamo Zagrebit.
Ivanka Trump viziton Edi Ramën në Kryeministri
Bie orteku mbi Brezovicë, paralajmërohen rreziqe të reja
Ulutash takohet me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, flasin ...
“Jo para për kriminelët”, Trump bllokon fondet federale për ...
Bashkimi i fortë për Pejën, e eliminon nga Kupa e Kosovës