Pas më shumë se dy orësh, ka përfunduar mbledhja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) e thirrur nga kreu i saj, Isa Mustafa.
Pas përfundimit të takimit, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se në këtë takim kanë janë diskutuar dy çështje, ajo e shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës pas dorëheqjes së kryeministrit dhe çështja e kuvendit zgjedhor të LDK-së, i cili sipas tij do të mbahet më 3 gusht, raporton arbresh.info.
“Kryetari i LDK-së, ka konsultuar udhëheqjen e ngushtë për dy çështje: Rënien e Qeverisë nga java e ardhshme do të fillojmë diskutimet me kryesinë e Kuvendit, që të shkohet drejt shpërbërjes. Sa i përket procesit të brendshëm zgjedhorë , ky proces do të finalizohet të shtunën me tre gusht kur edhe do të zgjedhet kreu i LDK-së”, tha Haziri.
Sa i përket emrave të kandidatëve për kryetar të kësaj partie, Haziri tha se do të bëhen të ditur të shtunën.
“Emrat bëhen të qartë të shtunën” tha shkurt Haziri. /Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1323979857766433/
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...