Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri nuk e sheh afër arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.
Haziri është shprehur pesimist për arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë përmes diskutimit të çështjeve ekonomike. Ai vlerëson se problemi real ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është politik.
“Problemi ynë me Serbinë është politik. Nuk mund të presim që aspekti ekonomik t’i japë zgjidhje problemit mes Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Haziri për Kanal10.
Megjithatë, sipas tij, çështjet ekonomike mund ta lehtësojnë procesin dialogues.
Haziri, që kohët e fundit jo pak herë ka lëshuar kritika drejt Qeverisë së udhëhequr nga LDK-ja, e ka vlerësuar pozitivisht faktin që këtë herë, siç tha, delegacioni i Kosovës për dialog do të shkojë më i konsoliduar në Washington
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?