Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri thotë se dështimi i themelimit të Gjykatës së Posaçme deri më tani ka qenë rezultat i dyshimeve të qytetarëve dhe përfaqësuesve politikë lidhur me pretendimet dhe akuzat e deputetit zviceran në Këshillin e Evropës, Dick Marty për trafikim organesh.
Ai thotë se mënyra se si është nisur procesi i themelimit të Gjykatës së Posaçme ka krijuar hapësirë për dyshime. Por, Haziri shtoi se themelimi i kësaj gjykate është i domosdoshëm, raporton VOA.
Haziri thotë se parlamenti dhe institucionet e Kosovës duhet të respektojnë obligimet e tyre ndërkombëtare, Kosova ka nevojë ta zbardh të kaluarën e saj para vetes dhe komunitetit ndërkombëtar, dhe të shmang krijimin e gjykatës nga OKB-ja.
Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ndodhet këto ditë në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në një konferencë mbi mënyrat për të nxitur ripajtimin dhe për të ushqyer paqen.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...