Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se largimi i Vjosa Osmanit nga kjo parti, është e dëmshme edhe për partinë edhe për vet Osmanin.
“Definitivisht që do ta dëmtojë LDK-në. Çdo figurë e fuqishme që është ngritur në LDK nëse largohet sigurisht që do të na dëmtojë, dhe këtë mund ta shohim vetëm në zgjedhje. Por mësimet e të kaluarës së afërme na mësojnë qe përveç LDK-së, ajo do ta dëmtojë edhe veten”, ka thënë Haziri në Syri TV.
Kryeparlamentarja Osmani, ka paralajmëruar formimin e një partie të re, duke thënë se është në negociata me njerëz të ndryshëm nga shoqëria civile.
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve: Sot do jetë dita më intens...
Zyrtari i lartë iranian kërcënon Trump: Ki kujdes që të mos ...
Haxhiu pret në takim drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion...