Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, në lidhje me takimin e nesërm Kurti – Vuciq, ka thënë se Kosova del e lënduar nga bisedimet nëse krijohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe pa njohjen reciproke.
Haziri tha se LDK-ja në bisedimet e Vjenës kishte arritur ta largojë nga tavoilina Asociacionin.
“Nëse krijohet Asociacioni pa njohjen nga Serbia, atëherë i bie që Kosova po jep gjithçka, për kurrgjë. Në këtë mënyrë, Kosova ka me dalë ‘e lënduar’ prej procesit. Sa për rikujtim, çështja e Asociacionit ka qenë pjesë edhe e bisedimeve në Vjenë dhe ne kemi arritur me pragmatizëm politik ta eliminojmë, ta heqim prej tavolinës. “, ka shkruar Haziri në Facebook, përcjell arbresh.info.
Tutje, numri dy i kësaj partie ka thënë se nesër kryeministri Kurti do ta dëshmojë se cili version i tij është funksional, ai i opozitës, apo si pranues i ndarjes de jure të Kosovës.
“Do ta këtë nesër ditën për të dëshmuar se cili Kurti do të jetë në funksion – Kurti opozitar, kryeministër e kundërshtues apo Kurti pranues e ndarës de jure i një pjesë të Kosovës.A do të mbetet Mister No apo jo, do të provohet për herë të parë nesër.”, ka shkruar ai.
Ukraina akuzon Rusinë për minimin të bisedimeve të paqes
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, kaq vite mbush ish-krye...
Ndalohet një person në Vërmicë me 21 sfera plumbi, kishte pl...
Zhduket një vajzë në Fushë Kosovë
Qëlloi me armë në drejtim të qenit të fqinjit pasi i hyri në...
Superkompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve – ...