Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë takimit me shërbimin e zjarrfikësve, është zotuar se në vitin e ardhshëm do ta ndërtoj objektin e dytë për ta, duke ua lehtësuar punën jashtëzakonisht shumë.
Haziri ka vlerësuar lartë punën e Shërbimit të Zjarrfikësve, duke thënë se janë model i fuksionimit institucional.
“Tashmë jemi në përfundim të renovimit total të objektit të zjarrfikësve, ndërkaq në vitin e ardhshëm do ta ndërtojmë objektin e dytë për ta në Rrugën Qarkore. Gjatë mandatit, nga buxheti komunal ne i kemi furnizuar zjarrfikësit me uniforma të reja, pajisje për intervenim të aksidenteve të trrafikut, sikurse që i kemi siguruar dy automjete për funksionim më të suksesshëm të tyre”, theksoi kryetari i Gjilanit.
Komandanti i Njësit të Zjarrëfiksëve dhe Shpëtimit në Gjilan, Shaip Ismajli, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për këtë institucion, ndërsa ka theksuar ndërtimi i objektit të dytë për ta është lajm i mirë sepse ua lehtëson punën dhe ndikon direkt në efikasitet.
Reuters shkruan për arrestimet masive për falsifikimet me vo...
Ambasada e Zvicrës deklarohet për ligjëratat rreth Speciales...
Mot i vranët e me pak diell
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim