Pas 11 rasteve të reja pozitive në Gjilan me COVID-19, Komiteti emergjent për parandalimin e përhapjes së COVID-19, i kryesuar nga Lutfi Haziri, ka mbajtur të enjten mbledhjen e radhës.
Në adresimin para gazetarëve, kreu i Komunës, Lutfi Haziri, tha se rezultatet janë nga 8 korriku e tutje, përderisa pohoi se janë edhe 72 mostra që po i presin rezultatet për COVID-19.
Haziri tha se ka komunikuar me ministrin e Shëndetësisë mbrëmë, nga i cili ka marrë zotimin se nga rritja e kapaciteteve në përpunim, rezultatet do të dalin më shpejt.
“Jemi në ditën e 126 të përballjes me pandeminë dhe kemi në total 302 persona të prekur, prej të cilëve 164 janë shëruar, pesë kanë humbur betejen me COVID-19 dhe raste aktive i kemi 133. Në spital i kemi 47 pacientë, 22 prej të cilëve me oksigjenoterapi”, ka thënë Haziri.
Ai pohoi se kanë zbatuar rekomandimet e Qeverisë, duke shfaqur shpresën se nëse do të ketë ulje të rasteve, do të rishikohet vendimi për kufizim të lirisë së lëvizjes nga ora 21:00-05:00.
“Deri atëherë, do të varet prej sjelljes sonë dhe prej angazhimeve tonae lojalitetit që do të tregojnë në kushtet e pandemisë”, ka shtuar kreu i Gjilanit.
Ai ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë të bartin masat dhe ta mbajnë distancën sociale prej dy metrash./arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër