Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se pas menaxhimit agresiv të masave anti-COVID-19, është ulur numri i infeksionit në shkolla në 22 raste, nga 52 sa ishin ditëve të fundit.
“Në arsim gjendja është përmirësuar jashtëzakonisht shumë. Nga 52 raste pozitive që i kemi pasur në shkollat private dhe publike, sot ky numër ka rënë në 22 raste aktive. Prej tyre janë 14 mësimdhënës, 4 nxënës, 3 punëtorë administrativë dhe 1 punëtor teknik”, ka deklaruar Haziri.
Ai ka apeluar të gjithë qytetarët që të vazhdojnë t’i përmbahen rekomandimeve të institucioneve shëndetësore që është bartja e masave, mbajtja e distancës mes vete dhe pastrimi i duarve.
Që nga shpërthimi i epidemisë me coronavirus në Gjilan janë regjistruar 1329 raste, prej tyre 1112 janë shëruar, 169 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 48 pacientë.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...