Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se subjektin e tij e pret një reformë e thellë në të gjitha nivelet pas humbjes në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021.
Haziri thotë se për herë të parë fitoi e majta ideologjike në Kosovë, ndërkohë që thotë se LDK duhet të fillojë me fitore të betejave të vogla që të kthehet në skenën politike.
Ai pretendon se LDK-ja do të jetë befasia e zgjedhjeve lokale, që do të mbahen në vjeshtë.
“Fatkeqësisht, partitë tona janë ‘fabrika të llafeve’, ku vazhdimisht kërkohet fajtori për ta ‘gozhduar’. Kjo kulturë e të bërit me gisht duhet të largohet dhe të ndërtohet një logjikë uniteti. Jam i bindur se nëse punojmë me unitet, LDK do të jetë befasia më e madhe e zgjedhjeve të vjeshtës”, ka shkruar Haziri./arbresh.info/
Postimi i plotë
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...